U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Vëllai i 30-vjeçarit për “Shqipëria Live”: Dua ta gjej që ta di ku do të prehet Një vajzë 12-vjeçare nga Sukthi ndërroi jetë ditën e djeshme në Spitalin Rajonal të Durrësit, pasi pësoi një hemorragji cerebrale.
Në këto momente po zhvillohet autopsia e 12-vjeçares Endi Bardhi.
Policia e Durrësit nuk ka dalë ende me një komunikim për rastin, por drejtues të saj bëjnë me dije se kanë nisur hetimet dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për rastin. E mitura ka qenë në mësim kur është ndjerë keq dhe e kanë dërguar me autoambulancë në urgjencën e pediatrisë së spitalit të Durrësit me konvulsione, rreth orës 09:30.
Gjendja e saj është përkeqësuar në orët në vazhdim dhe ekzaminimi me skaner ka përcaktuar shkakun e gjendjes së rënduar shëndetësore. 12-vjeçarja po kalonte një hemoragji cerebrale. Ajo u nda nga jeta rreth orës 18:30 të së premtes, ndërsa do të përcillet për në banesën e fundit rreth orës 15:00 të ditës së sotme në Sukth.
Top Channel