Gjykata e Sarandës ka lënë në fuqi masat e caktuara nga Prokuroria për shtetasit, që u përfshinë në një sherr masiv në 2 janar në Sarandë, mes tyre dhe katër efektivë policie.
Në burg u lanë dy policë, ndërsa në liri me kusht gjashtë të tjerët. Enea dhe Albion Nexhipi vëllezër mes tyre. Efektivët e policisë Alvaro, Ilkid, Mihal dhe Ergis Sulejmani si dhe Kejvis Sulejmani, Shemsho Sulejmani, Kristjan Xhaferi e Delars Duka janë sjellë në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.
Akuzat më serioze rëndojnë mbi efektivin Alvaro Sulejmani. Prokuroria ka kërkuar vlerësimin të ligjshëm të ndalimin dhe caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për këtë të fundit dhe vëllanë e tij Ilkid Sulejmani dhe “detyrim paraqitje” për gjithë të tjerët. Akuzat ndaj tyre, ishin për “plagosje të lehtë me dashje”, “kanosje”, “kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “shkatërrim i pronës” e “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Për veprën vrasje e mbetur në tentativë prokuroria ka akuzuar vetëm efektivin e policisë Alvaro Sulejmani, vjeç me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë.
Gjyqtari Mexhit Doçi ka vendosur pranimin e kërkesës së prokurorisë, për dy efektivët dhe ka lënë në detyrim paraqitjeje 6 të dyshuarit e tjerë mes të cilëve një efektiv policie dhe një student i Akademisë së Policisë.
Ngjarja ndodhi në 2 janar në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku disa persona u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta. Fillimisht ata debatuan e më pas u konfliktuan, duke përdorur edhe sende të forta. Pjesë e konfliktit ishin edhe disa punonjës policie jashtë shërbimit. Të dëmtuar ngelën vëllezërit Enea Nexhipi dhe Albi Nexhipi.
Sherri dyshohet se lindi për shkak të një borxhi e më pas degjeneroi në të shtëna me armë zjarri dhe goditje me sende të forta. Mes personave të përfshirë në konflikt ishin 4 efektivë policie, të gjithë me mbiemër Sulejmani, 3 prej të cilëve vëllezër.
Top Channel