![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/1x-1_sd-800x450.jpg)
Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit Toretsk në Ukrainën lindore, sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Rusia e quan qytetin me emrin Dzerzhynsk të epokës sovjetike dhe thotë se rajoni lindor i Ukrainës Donetsk tani është pjesë e saj. Deri më tani nuk ka një reagim nga Ukraina për pretendimin rus.
Forcat ruse gjithashtu vazhdojnë të shtyjnë drejt Pokrovsk, një qendër kryesore logjistike afërsisht 50 km në jugperëndim të Toretsk, dhe drejt Chasiv Yar në veri.
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një propozim në mënyrë që lufta mes Ukrainës dhe Rusisë të përfundojë.
Propozimi i SHBA-së thuhet se kërkon po ashtu që Kievi të pranojë sovranitetin rus në tokën e aneksuar –lëshim ky të cilin Volodymyr Zelensky zot se mund ta bëjë. Kreu i shtetit ukrainas ka refuzuar deri më tani çdo sugjerimin që ta parshikonte lëshimin e një pjese të territorit Rusisë. Moska aktualisht llogaritet të ketë pushtuar një të pestën e Ukrainës, me rreth 3 deri në 3.5 milionë ukrainas që vlerësohet se jetojnë në toka të kontrolluara prej saj.
Arritja e një marrëveshjeje sa të shpejtë paqeje mes dy vendeve ka përbërë boshtin e premtimeve të Trumpit, por pyetja që shtrohet është me çfarë kostoje mund të vijë ajo për Kievin.
Top Channel