Liderja e opozitës bjelloruse merr çelësin e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj vlerëson Svietlana Tskhanouvskayan

07/02/2025 15:23

Liderja e Lëvizjes Demokratike në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya u vlerësua për aktivizimin e ushtruar kundër regjimit totalitar në vendlindjen e saj me një rol thelbësor në krijimin e opozite të fortë.

Në Samitin “Pakti i Qyteteve të Lira”, të organizuar për herë të parë në kryeqytetin shqiptar, kryebashkiaku Erion Veliaj e priti në bashkinë e Tiranës për ti dhuruar ‘celësin e qytetit”.

“‘Çelësi i Qytetit’ të Tiranës është një kujtesë se këtu do të gjeni një derë të hapur, një mendje të hapur dhe një zemër të hapur. Jam i bindur se të njëjtin bashkëpunim do ta gjeni edhe te kryeministri ynë, Edi Rama, i cili ka qenë një avokat shumë, shumë i rëndësishëm i Bjellorusisë, po ashtu edhe te kryetarja jonë e Kuvendit, te ministri ynë i Jashtëm, te e gjithë qeveria jonë. Dua që ky çelës të jetë një kujtesë e përditshme se në këtë vend ju keni shumë miq, dashamirës dhe shumë aktivistë që duan ta mbështesin këtë kauzë, dhe ashtu si Shqipëria po jeton ditët e veta më të mira, një ditë dhe Bjellorusia të ndajë të njëjtën histori suksesi”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë premtoi përkrahjen ndaj të rinjve nga Bjellorusia, duke treguar shembullin e fundit me Ukrainën. Liderja e opozitës bjelloruse vlerësoi rëndësinë e këtij momenti dhe mbështetjen e dhënë nga qeveria shqiptare ndaj kauzave opozitare në Bjellorusi.

“Jam tejet mirënjohëse që nderohem me “Çelësin e Qytetit” dhe shpreh gjithashtu mirënjohjen për qeverinë shqiptare për mbështetjen e Bjellorusisë në rrugëtimin tonë të vështirë. Ju i keni ndjerë realisht përjetimet tona sepse edhe ju keni kaluar të njëjtat eksperienca”, u shpreh Sviatlana Tsikhanouskaya.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA