I dehur në timon përplasi këmbësorin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pranga 44-vjeçarit në Elbasan

07/02/2025 09:54

Policia e Elbasanit arrestoi mëngjesin e së premtes një 44-vjeçar i cili shkaktoi një aksident në fshatin Tregan duke plagosur rëndë një kalimtar dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Policia thonë se drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur përplasi 1 këmbësor dhe 1 mjet bujqësor të parkuar. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore, të kryera pas aksidentit specialistët e qarkullimit rrugor identifikuan, lokalizuan dhe arrestuan drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin dhe pasagjerin që udhëtonte më të për moskallëzim të ngjarjes.

56-vjeçari i plagosur prej mbrëmjes së të enjtes ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta