Furgoni përplaset me kamionçinën në Gramsh! Përplasen shoferët, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

07/02/2025 15:29

Në aksin e rrugës kombëtare Gramsh -Cërrik rreth orës 14:50 ka ndodhur një aksident.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerret të Gramshit. Në aksident janë përfshirë një furgon dhe një kamionçinë. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të qarkullimit të automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara. Si pasojë e përplasjes mes tyre, automjetet janë shkatërruar pjesërisht në pjesën ballore dhe njëri prej drejtuesve të mjeteve ka pësuar dëmtime serioze dhe është dërguar në spitalin e Gramshit, ndërsa drejtuesi tjetër ka pësuar lëndime të lehta.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta