Detaje të reja nga plagosja në Korçë/ Para dy javësh doli nga burgu i Peqinit, 26 vjeçari ndodhet në koma

07/02/2025 09:34

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e 26 vjeçarit Kostandin Ziu një natë më parë.

Mësohet nga grupi hetimor se konflikti mund të ketë nisur mes të plagosurit dhe autorit me inicialet J.R në prani edhe të një vajze.

Policia dyshon se autori është larguar nga vendngjarja së bashku me vajzën me një mjet tjetër ndërkohë që në vendngjarje kanë lënë një mjet me qira që është përdorur nga autori më parë.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit që nga momenti i identifikimit ndërsa për ngjarjen janë pyetur dhjetëra persona që mund të kenë qenë dëshmitarë në momentin e plagosjes.

Sa i përket të plagosurit, sipas bluzave të bardha në spitalin e Tiranës, 26 vjeçari ka rënë në koma.

Kostandin Ziu ka dy javë që ka dalë nga burgu i Peqinit aty ku kryente dënimin për veprën penale të “dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Lidhur me motivin e ngjarjes aktualisht nuk është përcaktuar shkaku ndërsa policia po heton në disa pista duke filluar nga një motiv banal e deri tek një konflikt i mundshëm që mund të ketë nisur në burg.

Pritet që në vijim të qartësohen rrethanat e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA