“Dëgjo protestat”/ Mesazhi i deputetëve gjermanë të CDU/CSU për presidentin e Serbisë

07/02/2025 12:18

Përfaqësuesit e partive parlamentare gjermane i kanë dërguar presidentit serb Aleksandar Vuçiç një mesazh të qartë: Një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian duhet të respektojë të drejtën për të protestuar.

Ligjvënësit në Bundestag e bënë të qartë se i mbështesin protestat disa mujore në Serbi. Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Komisionin e politikës së jashtme të Bundestagut, Jürgen Hardt, i tha DW se aksidenti në Novi Sad dhe tubimet që pasuan janë një shenjë e qartë se Serbia duhet të ndryshojë diçka në orientimin e saj të politikës së jashtme. “Serbia u mbështet shumë te paratë dhe njohuritë kineze në të kaluarën, dhe kjo tani është duke u shlyer.”, tha ai, teksa nënvizoi se shembja e strehës në stacionin e të trenit në Novi Sad, i cili është pjesë e projektit të Rrugës së Mëndafshit Kinez, rëndon drejtpërdrejt mbi qeverinë serbe.

“Keqmenaxhimi dhe korrupsioni ishin më se të dukshme”, pohoi përfaqësuesi i partisë që ka gjasa të formojë qeverinë e re në Gjermani. Hardt, i cili, si pjesa tjetër e partisë së tij, angazhohet për lidhje më të ngushta midis rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, po u dërgon një mesazh të qartë autoriteteve në Beograd: “Autoritetet serbe duhet të dëgjojnë protestuesit: më pak Kinë, më shumë Bashkim Evropian.

E ardhmja e Serbisë është në BE. I pyetur për qëndrimin e tij ndaj protestave në Serbi, raportuesi i Partisë së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Boris Mijatovic dënoi nga ana e tij dhunën ndaj demonstruesve dhe përpjekjet për frikësim, ndërsa i cilësoi si tejet shqetësuese informacionet se bandat po rrahin protestuesit deri në shtrimin e tyre në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA