Aeroplani përplaset me automjetet, dy të vdekur dhe dy të plagosur

07/02/2025 13:56

Dy persona kanë vdekur pasi një aeroplan u përplas me automjete në autostradën e qytetit brazilian, Sao Paulos.

Aeroplani u rrëzua në Marques de Sao Vicente Avenue në Barra Funda rreth orës 7:20 të mëngjesit me orën lokale. Nga shpërthimi mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen automjetet teksa kanë marrë flakë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ende nuk dihet shkaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA