![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/1000049770_sd-800x450.jpg)
Presidenti Donald Trump do firmosë një urdhër ekzekutiv që sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale, duke e akuzuar atë për shënjestrim të padrejtë të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Urdhri do të përfshijë sanksione financiare dhe kufizime vizash kundër zyrtarëve të paspecifikuar të Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe anëtarëve të familjeve të tyre që zbulohet se kanë ndihmuar në hetimet e GJNP-së të qytetarëve ose aleatëve të SHBA-së, sipas NBC News.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkaktoi reagime dypartiake në Uashington duke lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e tij të mbrojtjes dhe disa liderë të Hamasit njëkohësisht. Urdhri i administratës Trump pretendon se është e turpshme që të akuzohen paralelisht kabineti qeveritar izraelit dhe liderët e grupit terrorist Hamas.
Firmosja e këtij urdhri pasditen e sotme vjen pas vizitës së Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë.
Në mandatin e tij të parë, Trump argumentoi se Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk ka “juridiksion, legjitimitet dhe as autoritet” në SHBA. Ai thoshte se as SHBA-ja dhe as Izraeli, nuk janë palë në të ashtuquajturin Statuti i Romës, i cili themeloi gjykatën.
Top Channel