Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara para Bashkisë Tiranë.
Ai i quan ata një grusht njerëzish që zënë rrugën dhe pengojnë qytetarët.
“Ka kaluar çdo masë, bllokimi i rrugëve nga 30 vetë të opozitës tek bashkia e Tiranës. Kur do të marrë fund kjo gjë”?
Kryeministri Edi Rama: Ah, çfarë të të them Ardian, ke shumë të drejtë, por është bërë si modë këtu, del një grusht njerëzish, zë rrugën dhe pastaj të tjerët duhet të presin që ata të shpërndahen, por çfarë t’i bëjmë tani. Jua thashë, janë bërë si hudhër atje tek bashkia e Tiranës dhe bëjnë punën e hudhrës, a më kupton? Që mos të marrin m’sysh. Nuk di çfarë të them tjetër.
Njerëz që merren me muret, i bien mureve, i bien karrigeve, i bien tavolinave. Çfarë është kjo, opozitë është kjo? Nuk ka lidhje me opozitën, nuk ka lidhje me idetë, nuk ka lidhje me programet, nuk ka lidhje me të ardhmen, është kuak kuak kuak.
Top Channel