
Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, pritet të urdhërojë një rishikim të çështjeve të ngritura kundër Presidentit Donald Trump, përfshirë ato të ndërmarra nga prokurorët në Nju Jork, të cilët e mundën presidentin me sukses në gjykatë.
Në ditën e saj të parë pasi u betua sot, Bondi synon të lëshojë një sërë memorandumesh që synojnë të frenojnë të ashtuquajturin “armatim” të Departamentit të Drejtësisë, sipas CNN.
Bondi, jo vetëm që do të kërkojë rishikimin e çështjeve penale dhe civile kundër Trump, duke përfshirë dy rastet federale të paraqitura nën administratën e ish-presidentit Joe Biden, ajo gjithashtu do të lëshojë një paralajmërim për punonjësit se nëse ata do t’i shërbejnë vetes dhe jo Presidentit Trump, do të ndëshkohen.
Memorandumet e raportuara fillimisht nga Fox News, janë pjesë e përpjekjeve të planifikuara për të hetuar dhe zhbërë lëvizjet ligjore nga administrata Biden, duke treguar “dorë të hekurt” në mandatin e saj si zyrtarja më e lartë e zbatimit të ligjit në vend.
Në një memo, Prokurorja e Përgjithshme do të krijojë një grup pune për të shqyrtuar veprimet e zbatimit të ligjit të miratuara nën administratën e Biden për çdo shembull të mundshëm të “drejtësisë së politizuar”(ndikimi i bindjeve politike në vendimmarrje).
Ky rishikim do të mbulojë rastet e paraqitura nga ish-këshilltari special Jack Smith mbi dokumentet e klasifikuara nga Trump dhe ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020, si dhe çështjen e parave për blerjen e heshtjes të Prokurorit të Qarkut të Manhattan, Alvin Bragg, që çoi në një dënim, dhe Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, e cila fitoi një gjykim prej 454 milionë dollarësh për mashtrim civil kundër Trump.
Në një memo tjetër, Bondi do të paralajmërojë zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë se ata nuk mund të vendosin bindjet e tyre politike para argumenteve që administrata Trump parashtron në gjykatë dhe se nëse e provojnë, ata do t’i nënshtrohen masave disiplinore ose pushimit nga puna.
Top Channel