“Mundësi e artë për bankierët, mund të pretendoni një biletë në Parajsë”, Rama për skemën në bujqësi: Mund t’i thoni Shën Pjetrit…

06/02/2025 11:52

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat gjatë konferencës për skemën e re të mbështetjes financiare për bujqësinë dhe sipërmarrjen në fshat.

Rama: Shpresoj që bankat e nivelit të dytë të na bashkohen në këtë përpjekje për të informuar sa më shumë dhe po e mbyll duke ju thënë të gjithë bankierëve që ky është një rast i artë për ju të mund të pretendoni një biletë një Parajsë kur të kaloni në botën tjetër duke i thënë Shën Pjetrit që veç që kemi bërë para me pjesën e pasur, kemi ndihmuar edhe fermerët kjo mund t’jua lehtësojë pak paraqitjen tek Shën Pjetri, se ndryshe e keni të sigurt vendin në ferr.

“Kreditimi i sektorit bujqësor” ishte tryeza e diskutimit të zhvilluar sot në mjediset e Bankës së Shqipërisë, mbi identifikimin e rrugëve dhe krijimin e instrumenteve për një progres sa më cilësor në këtë proces.

Si rezultat i një procesi konsultimi mes qeverisë dhe përfaqësuesve të sektorit bankar, Kryeministri Rama informoi se “sot kurorëzojmë në mënyrën më inkurajuese dhe më optimiste me vendimin e Bankës së Shqipërisë për të hapur një linjë të re inovative financimi prej 250 milionë eurosh për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me fokus tek bujqësia dhe marrëveshjen e nënshkruar mes Bankës Qendrore dhe bankave të nivelit të dytë për ta jetësuar këtë linjë financimi në funksion  të projekteve të investimeve në sektorin e bujqësisë në radhë të parë.”

Me qeverinë si garante, do të mbështeten investimet në sera, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta