Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat gjatë konferencës për skemën e re të mbështetjes financiare për bujqësinë dhe sipërmarrjen në fshat.
Rama: Shpresoj që bankat e nivelit të dytë të na bashkohen në këtë përpjekje për të informuar sa më shumë dhe po e mbyll duke ju thënë të gjithë bankierëve që ky është një rast i artë për ju të mund të pretendoni një biletë një Parajsë kur të kaloni në botën tjetër duke i thënë Shën Pjetrit që veç që kemi bërë para me pjesën e pasur, kemi ndihmuar edhe fermerët kjo mund t’jua lehtësojë pak paraqitjen tek Shën Pjetri, se ndryshe e keni të sigurt vendin në ferr.
“Kreditimi i sektorit bujqësor” ishte tryeza e diskutimit të zhvilluar sot në mjediset e Bankës së Shqipërisë, mbi identifikimin e rrugëve dhe krijimin e instrumenteve për një progres sa më cilësor në këtë proces.
Si rezultat i një procesi konsultimi mes qeverisë dhe përfaqësuesve të sektorit bankar, Kryeministri Rama informoi se “sot kurorëzojmë në mënyrën më inkurajuese dhe më optimiste me vendimin e Bankës së Shqipërisë për të hapur një linjë të re inovative financimi prej 250 milionë eurosh për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me fokus tek bujqësia dhe marrëveshjen e nënshkruar mes Bankës Qendrore dhe bankave të nivelit të dytë për ta jetësuar këtë linjë financimi në funksion të projekteve të investimeve në sektorin e bujqësisë në radhë të parë.”
Me qeverinë si garante, do të mbështeten investimet në sera, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural.
Top Channel