“Ndikimi i masave shtrënguese të BE-së në Kosovë është më i madh nga sa e tregon publikisht qeveria Kurti”. Këtë nënkupton një shkrim i gjatë i Reuters, kushtuar shtetit më të ri të Europës në pragun e zgjedhjeve parlamentare që kanë mbërthyer vëmendjen, jo vetëm brenda, por edhe jashtë kufijve të tij.
Në shkrim përmendet rasti i një kinemaje të njohur në vend, e cila po përballet me probleme financiare për të anulimit të garantit nga BE-ja.
Në emailin e zyrtarëve të bllokut theksohej se anulimi ishte “pasojë e masave të vazhdueshme të vendosura nga Brukseli ndaj Qeverisë së Kosovës” – një referencë për shkurtimet e fondeve të BE-së të miratuara në vitin 2023 për atë që blloku tha se ishte roli i kryeministrit Albin Kurti në nxitjen e tensioneve etnike në veriun me shumicë serbe të Kosovës.
Ndërsa BE nuk e ka bërë publike listën e programeve të prekura, dy burime, duke përfshirë një diplomat të lartë, i thanë Reuters se më shumë se një duzinë projekte që arrijnë të paktën 150 milionë euro janë “ngrirë” pas kufizimeve të BE-së.
Ato përfshijnë një impiant për trajtimin e ujërave të zeza në vlerën 70 milionë euro dhe rinovimin e një salle koncertesh.
Prishtina i ka minimizuar masat, por fati i kinemasë dhe projekteve të tjera të identifikuara nga Reuters tregon ndikimin në një nga vendet më të varfra të Europës, nënvizohet në artikull.
Çështja është rishfaqur ndërsa Kosova – e cila është me shumicë shqiptare etnike, por shtëpi e rreth 100,000 serbëve etnikë – përgatitet për zgjedhjet e 9 shkurtit. Duke cituar tre analistë të ndryshëm, Reuter shkruan se kjo mund të rëndojë në shanset e Kurtit për t’u rizgjedhur.
Dy sondazhe private të ndara me Reuters shfaqën partinë e Kurtit Vetëvendosje dhe partnerët e saj të koalicionit me rreth 40% të votave – më pak nga 50.2% që mori në vitin 2021.
Top Channel