![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/01/gettyimages-2194383933_sd-800x450.jpg)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë, ku një 21-vjeçar ka rrëmbyer ish të dashurën e tij, e cila ishte rrugës për në shkollë.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, i riu e detyrua vajzën 18-vjeçare që të hipte në makinën e tij dhe më pas e çoi atë në një vend të izoluar duke e kërcënuar me thikë që mos ta linte.
Më 31 janar, Karabinierët arrestuan 21-vjeçarin me origjinë nga Campagnano, një qytet i vogël në veri të Romës, me akuzën e përndjekjes dhe rrëmbimit. I dyshuari tani është në arrest shtëpiak, në pritje të përfundimit të hetimeve paraprake.
Gjatë rrëmbimit që i bëri 18-vjeçares, i riu u përpoq që t’i hiqte telefonin nga dora, por vajza kishte arritur të lajmëronte një shok klase, i cili nga ana e saj lajmëroi prindërit e saj.
Menjëherë pas kësaj nisën hetimet nga Karabinierët, ndërsa autoritetet arritën ta gjenin se ku ndodhej çifti.
Në dëshminë e saj, e reja tha: “Arrita ta qetësoja dhe më pas ai e ktheu tehun drejt vetes dhe kërcënoi se do të vriste veten”.
Top Channel