Belind Këlliçi nën hetim për falsifikimin e diplomës, shkon në SPAK nëndrejtoresha e shkollës “Harry Fultz”
06/02/2025 12:45
Spak ka thirrur nëndrejtoreshën e shkollës “Harry Fulltz”, Brikena Baxhaku, për çështjen që është duke u hetuar Belind Kelliçi.
Ajo dha shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.
Baxhaku doli nga SPAK pas 2 orësh dëshmi. Ajo nuk dha detaje, por pranoi që ishte thirrur për çështjen e Belind Këlliçit.
Këlliçi u kallëzua në Spak pasi dyshohet se ka falsifikuar diplomën e gjimnazit.
Më herët ka qenë edhe vet ish-deputeti i PD për të dhënë shpjegime në prokurori.
Kallëzimi i bërë nga Idajet Beqiri është në fazë hetimesh në fund Spak do të vendosë për këtë çështje.
Top Channel