Zyrtari i lartë i Departamentit të Drejtësisë akuzon FBI-në: Treguat “mosbindje” për hetimin e 6 janarit

05/02/2025 20:28

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm në detyrë akuzoi FBI-në për mosbindje në hetimet e 6 janarit.

Zyrtari akuzon se FBI-ja refuzoi të identifikojë një “ekip thelbësor” punonjësish të byrosë që punuan në hetimet e 6 janarit, ndërsa u përpoq të siguronte që agjentët e saj  se nuk do të pushoheshin nëse “vepruan me qëllim korruptiv”, sipas CNN.

Memorandumi i dërguar me email të mërkurën nga zëvendësprokurori i Përgjithshëm në detyrë, Emil Bove, është hera e parë që Departamenti i Drejtësisë ka treguar se mijëra agjentë që punuan në hetimet e lidhura me 6 janarin nuk do të shkarkohen masivisht.

Megjithatë, Bove nuk përjashton që disa mund të përballen ende me pasoja, duke përfshirë dënime të tjera.

“Më lejoni të jem i qartë. Asnjë punonjës i FBI-së, i cili thjesht ka ndjekur urdhrat dhe ka kryer detyrat e tij në një mënyrë etike në lidhje me hetimet e 6 janarit, nuk është në rrezik të ndërprerjes ose dënimeve të tjera”, thuhet në email.

“Të vetmit individë që duhet të shqetësohen për procesin e nisur nga memorandumi im i 31 janarit 2025, janë ata që vepruan me qëllime korruptive ose partiake, që kundërshtuan në mënyrë flagrante urdhrat e udhëheqjes së Departamentit, ose që ushtronin diskrecion në armatosjen e FBI-së”, shtoi Bove.

Javën e kaluar, Bove, i dërgoi një memorandum FBI-së duke i udhëzuar ata që të jepnin informacionin për të gjithë punonjësit aktualë dhe të mëparshëm të byrosë që “në çdo kohë” kanë punuar në hetimet e 6 janarit.

Mesazhi u bë shpejt një pikë debati dhe ndezi dy padi që synonin të ndalonin Departamentin e Drejtësisë nga mbledhja ose publikimi i çdo informacioni, duke thënë se lëshimi i tij do të vinte në rrezik punonjësit e FBI-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA