Nga hapja e SPAK deri më tani ndaj 15 kryebashkiakëve, ish kryetarëve të bashkisë dhe nënkryetarëve janë ngritur akuza duke nisur nga shpërdorimi i detyrës, shkelja e barazisë në tendera, korrupsioni në zgjedhje por edhe fshehja e pasurisë.

Më i fundit për të cilin u kërkua dënimi është kryebashkiaku i Devollit Eduart Duro.

Gjatë leximit të pretencës prokurori tha se kryetari I bashkisë së Devollit duhet të shpallet fajtor për shpërdorim detyre në bashkëpunim, mbasi së bashku me katër zyrtarë të tjerë licensuan aktivitetin e një pikë karburani. Prokurori kërkoi dënimin me një vit burgim që duhet konvertuar në shërbim prove si dhe dënimin me tre vjet ndalesë për të mbajtur funksione publike.

Prokurori Dritan Prenci kërkoi që fajtorë të shpallen edhe Astrit Seferkolli, sekretar i përgjithshëm i bashkisë, Gazmend Haxhinë, Gazmend Malo dhe Vojsava Bregun për të cilët u kërkua pezullimi i dënimit. Të pestë zyrtarët e bashkisë së Devollit akuzohen se pajisën një pikë karburanti me licencë, ndonëse nuk i përmbushte kriteret dhe pavarësisht se IKMT në 2019 kishte firmosur shembjen. Kryebashkiaku nga ana e tij siç edhe katër të tjerët këmbëngulin se janë të pafajshëm.

Të tjerë kryetarë bashkish dhe nëpunës në bashki janë nën hetim dhe verifikime intensive. Sipas të dhënave të SPAK, pushteti lokal është më I hetuari midis institucioneve

SPAK thotë për TCH se në total prej 2019 ju dorëzuan gjykatës sit ë pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës 164 zyrtarë të niveleve të ndryshme. Ndërkohë që numri I zyrtarëve të hetuar për vepra të ndryshme është 667.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta