Hidhet shorti për gjyqin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ja kush do e gjykojë çështjen
05/02/2025 09:36
Hidhet shorti për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se çështjen do e gjykojë gjyqtari Bib Ndreca. Në ditët në vijim do të caktohet edhe data e seancës së parë.
Të pandehur janë edhe sh zv. ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, të cilët do të përballen në gjyq me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Ata akuzohen për krijimin e një grupi kriminal dhe vjedhje nga SPAK.
Top Channel