Guatemala “dorëzohet” përballë Trump, rrit numrin e fluturimeve për të dëbuarit nga SHBA

05/02/2025 21:00

Guatemala ka premtuar një rritje prej 40% të fluturimeve që transportojnë njerëz nga shteti i saj dhe të kombësive të tjera nga Shtetet e Bashkuara, tha Presidenti Bernardo Arévalo.

Ai e bëri njoftimin sot gjatë një konference për shtyp me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Marco Rubio.

Guatemala ka rënë gjithashtu dakord të krijojë një grup pune për kontrollin dhe mbrojtjen kufitare përgjatë kufijve lindorë të vendit.

Forca, e përbërë nga anëtarë të Policisë Kombëtare dhe Ushtrisë, do të ketë për detyrë të luftojë “të gjitha format e krimit ndërkufitar”, tha Presidenti Arévalo.

Pas Meksikës dhe Kanadasë, Guatemala është shteti i radhës që i nënshtrohen kërkesave të Trump për rikthimin e emigrantëve të paligjshëm në shtetet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA