Brenda dy javëve të para të administratës Trump, janë arrestuar më shumë se 8 mijë emigrantë dhe janë dëbuar afro 6 mijë persona, sipas statistikave të publikuara të martën nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare.
Në shifrat e postuar në X, Departamenti tha se Presidenti Donald Trump “ka përmbushur premtimin e tij ndaj popullit amerikan për të filluar dëbimet masive të kriminelëve brenda kufijve tanë”.
Sipas postimit, administrata ka arrestuar 8,768 “shkelës të rregullave të imigracionit” dhe ka dëbuar 5,693 persona që vijnë nga 121 vende. Ai gjithashtu rendit disa nga akuzat penale me të cilat janë përballur shkelësit e dyshuar, duke përfshirë veprat penale të drogës, trafikun e drogës, falsifikimin, vrasjen dhe trafikimin e qenieve njerëzore.
Vitin e kaluar, Operacionet e Zbatimit dhe Largimit të ICE kreu 113,431 arrestime administrative, sipas një raporti të agjencisë, që përkthehet në rreth 310 arrestime në ditë.
Sipas të dhënave të Departamentit të Sigurisë, ka pasur rreth 626 arrestime në ditë mesatarisht brenda dy javëve të fundit nën administratën e re të Trump. Kjo është një rënie e lehtë nga fundi i janarit, kur ICE tha se kishte kryer mesatarisht rreth 800 arrestime në ditë.
Top Channel