Ish-kryeministrin Italian Silvio Berluscoi, është nderuar me medalje nga Federata Panshqiptare “Vatra”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij ndaj popullit shqiptar.
Elmi Berisha, presidenti i federatës që ka si synim mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftoi se do të nisë nderimet për shumë drejtues botërorë që mbështesin vendin tonë.
“Të kujtojmë së sa mirënjohës jemi ndaj vendeve perëndimore, Amerika, Italia, Franca, Gjermania, Austria, Anglia, e vlerësojmë shumë ndihmën e tyre. Po të mos ishte për presidentin Willson dhe Fan Noli që i kërkoi të marrë në konsideratë të ndihmuar Shqipërinë, ndoshta nuk do ishte këtu Shqipëria sot, dhe as që do e çonim nëpër mënd se Kosova mund të ishte sot e pavarur.
1990 ishte kritike kur demokracia erdhi në këtë zonë, Amerika dhe vende të tjera qëndruan krah nesh. Amerika dhe në veçanti Italia, kanë mbështetur, në edukim, politike, ekonomi, demokraci. Sot është nder të kujtojmë Silvio Berlusconin, kryeministrin e Italisë. Një njeri i brilant që ndërtoi marrëdhënie të shkëlqyera me Amerikën. Miqtë e Amerikës janë edhe miqtë tanë, shqiptarë e kosovarë. Silvio Berlusconi ka qenë krah nesh në kohë të vështira”, u shpreh presidenti i federatës.
Medalja iu dorëzua Marco Marrones, këshilltari i ish-Kryeministrit të ndjerë Berlusconi, i cili udhëtoi nga Roma në emër të Paolo Berlusconi, vëllait të tij. Në pamundësi të prezencës së tij në Tiranë ai dërgoi falënderime dhe mirënjohje përmes një letre ku thuhet “I nderuar profesor Berisha, Kryetar i Fondacionit Vatra! Se pari dëshiroj t’ju falënderoj për nderimin maksimal që i keni dhënë memories së vëllait tim Silvio nëpërmjet Fondacionit ‘Vatra’! Për këtë arsye, pranoj me shume emocion medaljen në memorie të vëllait tim të ndjerë, Silvio, duke ju shprehur gjithashtu ndjenjat e mirënjohjes sime personale! Duke ju shprehur ndjenjat e mia më të përzemërta dhe të sinqerta të vlerësimit të thelle për punën qe ju bëni, ju përshëndes me nderime! Me respekt, Paolo Berlusconi”.
Top Channel