“Të shtënat masive më të këqija në historinë e Suedisë”, e cilësoi kryeministri suedez, Ulf Kristersson, sulmin më pasojë 10 të vdekur në shkollë.
Një “akt dhune brutale dhe vdekjeprurëse”, tha ai në një konferencë për shtyp, ndërsa kërkoi që policia të ketë lirinë e duhur për të bërë punën e saj.
Dhjetë persona dyshohet se mbetën viktima të sulmit, që ndodhi rreth orës 13:00 në Orebro, 200 kilometra në perëndim të Stokholmit.
Fillimisht, autoritetet njoftuan për pesë të plagosur, por në një deklaratë disa orë pas sulmit, Policia raportoi për 10 të vdekur. Mes viktimave është dhe vetë agresori, që qëlloi veten me armë pas sulmit. Nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa sipas policisë, autori nuk kishte precedent penalë.
Top Channel