“Pse do të donin të ktheheshin atje?”, Trump flet për zhvendosjen e përhershme të palestinezëve nga Gaza: Është kantier shkatërrimi

04/02/2025 23:57

Donald Trump ka folur me gazetarët përpara bisedimeve me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë. 

Presidenti amerikan tha se do të mbështeste një përpjekje për të zhvendosur përfundimisht palestinezët nga Gaza në vende ku ata mund të jetojnë pa frikën e dhunës.

Trump e përshkroi Gazën si një “kantier shkatërrimi”. “Gjithçka është rrëmujë. Është e gjitha vdekje,” tha ai.

“Mendoj se na duhet një vend tjetër … Nëse mund të gjejmë një zonë të bukur për të zhvendosur njerëzit përfundimisht.”

Ai tha se besonte se palestinezët nuk duhet të kthehen në Gaza. “Pse do të donin të ktheheshin? Ai vend ka qenë ferr,” tha ai.

I pyetur se sa njerëz mendonte se duhet të zhvendosen nga Gaza, Trump u përgjigj: “Të gjithë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA