Pekini ka njoftuar një paketë të gjerë masash ekonomike ndaj Shteteteve të Bashkuara, duke u kundërpërgjigjur pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump vendosi tarifë 10% për të gjitha importet kineze.
Tarifat e reja, të shpallura nga Ministria e Financave të Kinës, vendosin një taksë 15% për disa lloje të qymyrit dhe gazit natyror të lëngshëm dhe një tarifë 10% për naftën bruto, makineritë bujqësore, makinat e mallrave dhe kamionët. Masat do të hyjnë në fuqi më 10 shkurt.
Ministria e Tregtisë dhe administrata doganore e Kinës njoftuan gjithashtu për kontrolle të reja të eksportit që hyjnë në fuqi menjëherë për më shumë se dhjetëra produkte metalike dhe teknologji të ngjashme. Ato përfshijnë tungstenin, një mineral që përdoret zakonisht në industri dhe mbrojtëse, si dhe teluri, i cili përdoret për të prodhuar panele diellore. Kina është prodhuesi kryesor i koncentrateve të tungstenit, pasi përbën më shumë se 80% të prodhimit botëror, sipas vlerësimeve të qeverisë amerikane.
Ministria tha gjithashtu se po shtonte dy firma amerikane kompaninë bioteknike Illumina dhe PVH Group, pronar i Calvin Klein dhe Tommy Hilfiger, në listën e kompanive të saj jo të besueshme, duke thënë se ato “shkelën parimet normale të tregut”.
Sakaq, Administrata Shtetërore e Kinës për Rregullimin e Tregut tha se po fillonte një hetim ndaj Google për shkelje të dyshuar të antimonopolit të saj. Kompania, motori i kërkimit i së cilës nuk është i disponueshëm në Kinë, ka veprimtari minimale në vend.
Top Channel