Dosja “5D”, shtyhet seanca për të akuzuarit, ish-zyrtarët kërkojnë gjykim të shkurtuar
04/02/2025 16:06
Shtyhet seanca për të akuzuarit në dosjen “5D”.
Në seancën paraprake për dosjen 5D, siç raporton Anila Hoxha, Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato kanë kërkuar të gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Me gjykim të shkurtuar kërkojnë të gjykohen edhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muahmetllari
Seanca e radhës do të jetë më 14 shkurt në orën 12:00, ku do të shpallet vendimi.
Top Channel