10 vite më parë, u krijua Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.
Teksa ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një video piktoreske, kryeministri Edi Rama, shkruan se ky institucion na bën krenarë për punën që bën çdo ditë së bashku me stafet e 12 administratave rajonale që kujdesen për paraqet kombëtare, natyrore, monumentet e natyrës, peizazhet, biodiversitetin duke promovuar vlerat tona natyrore e orientuar kah zhvillimit të qëndrueshëm me vëmendjen tek komunitetet lokale.
Krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura erdhi si nevojë për ngritjen e një strukture të dedikua për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës e biodiversitetit, duke promovuar vlerat e tyre të shumëllojshme.
Disa nga parqet kombëtare më të njohura përfshijnë Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, Parkun Kombëtar të Llogarasë apo Parkun Kombëtar të Butrintit.
Top Channel