Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi drejtuesit e komiteteve kryesore të kongresit se i kishte deleguar autoritetin e administratorit të përkohshëm të Agjencisë së SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) te Pete Marocco.
Rubio u dërgoi një letër krerëve të komiteteve të kongresit për punët e jashtme dhe ndarjet buxhetore.
Marocco është një nga të emëruarit e Trump që shërbeu në USAID në mandatin e parë të presidentit. Ai është akuzuar nga grupet e ndihmës dhe zyrtarët për shpërbërjen e qëllimshme të agjencisë.
Maroco, i cili shërben gjithashtu si kreu i ndihmës së huaj në Departamentin Amerikan të Shtetit, hartoi urdhërin për të ngrirë pothuajse të gjitha ndihmat e huaja. Një zyrtar tha se Marocco “e di se si funksionon sistemi dhe po e çmonton atë në çdo hap”.
Rubio u tha drejtuesve të komitetit se ai ka autorizuar Maroccon “të fillojë procesin e angazhimit në një rishikim dhe riorganizim të mundshëm të aktiviteteve të USAID-it për të maksimizuar efikasitetin dhe për ta vendosur agjencinë në shërbim të interesave kombëtare”.
“Departamenti i Shtetit dhe institucionet e tjera përkatëse do të konsultohen me Kongresin dhe komitetet përkatëse për të riorganizuar disa zyra, ekipe dhe misione të USAID-it”, shkroi ai në letër, sipas CNN.
Top Channel