Në rrugët e bashkisë së Hasit ndeshesh me simbolet e Anglisë, lokalet janë emërtuar si “Britain”, “London”, ndërsa shtëpitë janë ndërtuar me modelin e vilave dy tre katëshe angleze.
Por, emigrimi ka sjell edhe zbrazëti në popullsinë e këtij vendi. Punët e fshatit i bëjnë të moshuarit, ndërsa fuqia blerëse për këtë tregtar ambulantë ka rënë.
Për këtë të ri hasjan edhe pse puna e parë në Anglia e ka ballafaquar me aktivitetin e paligjshëm të drogës e hashashit, duke detyruar organet ligjzbatuese atje të ndërmarrin masa për të, ai sërish kërkon që të ik në Angli.
“Kam punuar, jam dënuar e më kanë kthyer”, shprehet banori.
Një i ri tjetër tregon se mungesa e perspektivës dhe ikja e shokëve të tij po e detyron të ndërmarr rrugën e emigrimit.
Bashkia e Hasit është një ndër zonat më të prekura nga emigrimi, kryesishtë në Angli. Në vitin 2022, nga drejtuesit e kësaj bashkie, u propozua edhe vendosja e bustit të mbretëreshës së Anglisë në qendër të qytetit si simbolik e emigrimit hasjan në Britaninë e Madhe.
Top Channel