Gjendet i vdekur një person brenda mjetit/ Zbulohet identiteti i viktimës, punonte si roje
03/02/2025 12:00
Një 78 vjeçar gjendet i pajetë brenda një mjeti në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake viktima mësohet se punonte si roje pranë një biznesi në lagjen e SMT-së në qytet.
78 vjeçari Nikollaq Kacimbro sipas informacioneve kishte probleme me shëndetin dhe paraprakisht dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak gjatë orarit të punës.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel