“Amerika nuk është trajtuar mirë nga Kanadaja”/ Trump flet sërish për tarifat: Po të luhej loja siç duhet…

03/02/2025 21:04

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur sërish dëshirën që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së, gjatë një takimi me gazetarët në Zyrën Ovale.

“Po të ‘luhej loja’ me rregulla siç duhet, 100% Kanadaja do bëhet shteti i 51 i SHBA,” tha Trump.

“Ne nuk trajtohemi mirë nga Kanadaja, dhe duhet të trajtohemi më mirë,” tha Trump, duke treguar vendosmërinë e tarifave të vendosura nga SHBA.

Gjatë ditës, Trump ka zhvillua një bisedë telefonike me kryeministrin e Kanadasë, ndërsa një tjetër është planifikuar por ende nuk dihen detaje.

Gjatë një bisede të mëparshme, Trump kishte theksuar se SHBA-ja nuk trajtohet mirë nga Kanadaja. Ai shtoi se Kanadaja është shumë e fortë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se Amerika nuk ka nevojë për Kanadanë për prodhimin e makinave, drurit apo produkteve bujqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA