Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në “Kthesat e Murrashit”, në Librazhd.

Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në segmentin e rrugës kombëtare Librazhd -Elbasan.

Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person, i cili është dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit për mjekim.

Paraprakisht nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA