Policia ka sqaruar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Malësinë e Madhe, ku janë regjistruar të shtëna me armë.

Sipas policisë, rreth orës 20:00, në Sallën operative të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ka ardhur një telefonatë se në fshatin Gruemirë, është qëlluar me armë zjarri.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë. Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, në rrugën e fshatit Gruemirë janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja.

Po nga verifikimet paraprake nuk ka persona të dëmtuar e as dëme materiale.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA