Fermeri shqiptar në çdo sezon bujqësor është në kërkim të tregut.
Shumë herë pikat e grumbullit prodhimin e bujkut kërkon ta blejnë me një çmim që nuk mbulon as kostot.
Ky çmim i padrejtë vjen si pasojë edhe e mungesë e hartës bujqësore që nuk aplikohet në vendin tonë. Për këtë arsye stafi akademik i UBT thotë se është në dispozicion të bashkive dhe fermerëve për të hartuar një strategji që rrit vlerën e produktit dhe siguron tregun.
“Me qëllimin final rritjen e konkurrencës që fermerëve që jetojnë në këto Bashki, me qëllim vlerësimin dhe shtimin e vlerës së shtuar për produktin bujqësor që këto fermerë kanë në territorin e këtyre bashkive“, tha Fatbardh Sallaku- Rektor UBT.
Kushtet e favorshme klimaterike të vendit tonë, i japin fermerit favorin të dalë herët në treg, por mungesa e teknologjisë dhe marketingut e bën që ky produkt të mos marrë çmimin e duhur nga blerësit europian.
“Sfida kryesore ne sektorit të bujqësisë është në drejtim e cilësisë dhe në konkurrencën që ky sektor duhet të përballet jo vetëm ndërmjet kompanive në tregun e Shqipërisë, por edhe në tregun europian. Në tregun e BE shkohet me cilësi me një marketing më të mirë, tregues që kanë nevojë për njohuri dhe teknologji si dhe bashkëpunim midis akademisë, pushtetit lokal dhe Ministrisë së Bujqësisë”, tha ai.
Që tregjet e lakmuara si Zvicra, Gjermani dhe Holanda të kërkojnë prodhimet shqiptare, fermeri duhet të prodhojë dhe mendojë si një europian, duke rritur cilësinë dhe sasinë e produktit.
Top Channel