Një grup shtetesh kryesore arabe kanë raportuar se ata “në mënyrë të vendosur” refuzojnë çdo përpjekje për të zhvendosur ose dëbuar palestinezët nga Gaza.
Kjo vjen pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se donte “të pastronte” dhe të zhvendoste popullsinë e saj drejt vendeve fqinje.
Ministrat e jashtëm të Jordanisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite, Katarit dhe Egjiptit lëshuan një deklaratë sot, duke shtuar se shpresojnë të punojnë me Trump për një zgjidhje me dy shtete në Lindjen e Mesme, Izraelin dhe shtetin palestinez.
Por ata kundërshtuan sugjerimin e Trump për të zhvendosur palestinezët nga Gaza. Pa iu referuar në mënyrë specifike propozimit të presidentit, ministrat përsëritën një angazhim për rindërtimin e saj duke siguruar “praninë e vazhdueshme të palestinezëve në atdheun e tyre”.
“Do hedhim poshtë me vendosmëri çdo veprim që kërcënon këto të drejta, duke përfshirë zgjerimin e vendbanimeve, dëbimet me forcë, prishjen e shtëpive, aneksimin e tokës ose zhvendosjen e palestinezëve nëpërmjet dëbimit të drejtpërdrejtë ose migrimit të detyruar”, thanë ata pas takimit të ministrave të jashtëm në Kajro.
Top Channel