Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme katër vajza të mitura, arrestohet 41-vjeçari në Fushë-Krujë

01/02/2025 16:13

Një 41-vjeçar në Fushë-Krujë është vënë në pranga pasi përndiqte katër vajza të mitura. 

Ai i kishte përndjekur të miturat në mënyrë të vazhdueshme, teksa nën hetim është edhe personi që ndodhej në makinë me të arrestuarin.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme 4 shtetase të mitura.

Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasi F. K, 35 vjeç, pasagjer në automjetin me të cilën lëvizte 41-vjeçari i arrestuar, i cili përndiqte shtetaset e mitura”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA