Forcat amerikane kryen sot sulme ajrore ndaj ISIS dhe objektivat e lidhura me grupin terrorist në Somali me urdhër të Presidentit Trump.
Ndërsa ushtria amerikane ka goditur në mënyrë rutinore objektivat në Afrikën Lindore në vitet e fundit, këto do të jenë ndër të parat që Trump urdhëron gjatë mandatit të tij të dytë.
“Këtë mëngjes urdhërova sulme ajrore të sakta ndaj planifikuesit kryesor te sulmeve të ISIS dhe terroristëve të tjerë që ai rekrutoi dhe udhëhoqi në Somali. Këta vrasës, të cilët i gjetëm të fshehur në shpella, kërcënuan Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë. Sulmet shkatërruan shpellat ku ata jetojnë dhe vranë shumë terroristë pa dëmtuar asnjë civil. Ushtria jonë e ka vënë në shënjestër. Mesazhi për ISIS-in dhe të gjithë të tjerët që sulmojnë amerikanët është se ‘NE DO T’JU GJEJMË DHE NE DO T’JU VRASIM’ “, shkroi Trump në X.
Objektivat e mëparshme të sulmeve të SHBA-së në Somali përfshijnë luftëtarët nga ISIS dhe grupi al-Shabaab, i cili është i lidhur me Al Qaedan.
Top Channel