Fjalimi i parë i udhëheqësit të rebelëve si President i Sirisë: Kriminelët që derdhën gjakun tonë do ta paguajnë

01/02/2025 17:46

Presidenti i ri i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka premtuar se do të “ndjekë kriminelët që derdhën gjakun sirian dhe kryen masakra ndaj popullit të Sirisë”.

Këtë deklaratë e bëri në fjalimin e tij të parë drejtuar sirianëve që nga rënia e Bashar al-Assad. Sharaa është emëruar president i përkohshëm, shtatë javë pasi udhëhoqi ofensivën rebele që përmbysi Assadin.

Ai formuloi një “deklarate kushtetuese” për të shërbyer si “referencë ligjore” gjatë tranzicionit të vendit, pas pezullimit të kushtetutës së vjetër.

Të mërkurën, komandanti ushtarak rebel Hassan Abdul Ghani njoftoi anulimin e kushtetutës së Sirisë të vitit 2012 dhe shpërbërjen e parlamentit të ish regjimit, ushtrisë dhe agjencive të sigurisë, sipas agjencisë kombëtare të lajmeve Sana.

Sharaa filloi fjalimin e regjistruar paraprakisht duke thënë se ai ua drejton fjalët e tij të gjithë burrave dhe grave sirianë, duke përfshirë refugjatët, familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve, dhe aktivistëve që ia kanë kushtuar jetën e tyre luftës për një shtet sirian të lirë.

Ai tha se ardhja e tij në pushtet ndodhi nga sirianët që morën pjesë në kryengritje dhe u përpoqën të sillnin ndryshimin.

Lideri gjithashtu premtoi të mbajë një “konferencë të dialogut kombëtar” dhe u zotua të ruajë “paqen civile” dhe unitetin territorial të Sirisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA