EMRAT/ Vrau të birin me thikë brenda banesës, zbulohen detaje mbi konfliktin mes tyre
01/02/2025 19:57
Një vrasje me thikë brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si Kodrat e Priftit ne Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 ku Hekuran Gjoni, 74 vjeç ka goditur me thike djalin e tij Asim Gjonin 37 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë në spital. Gazetarja e Top Channel Kleida Muka ka mësuar se gjatë konfliktit, autori dhe viktima dyshohet se kanë qenë të dehur.
E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda banesës së tyre, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel