“Do cënohet reforma në drejtësi”/ Letra e ndihmësve ligjorë: Me rrezik heqja e filtrave dhe vettingut në Magjistraturë

01/02/2025 19:44

Pas propozimit për të ndërhyrë në ligjin e pushtetit gjyqësor, ku sugjerohet të dyfishohet numri i ndihmësve ligjore, kanë dalë kundër këtyre sugjerime ndihmësit ligjorë të cilët gjenden në sistem dhe janë rekrutuar duke përfunduar Shkollën e Magjistraturës.

Në një letër drejtuar Komisionit për Çështjet Ligjore, ministrit të drejtësisë dhe kryeministrit, ndihmësit ligjorë ngrenë dyshime se duke hequr filtrat e shkollës së magjistraturë dhe të vettingurt për  rekrutimet, po cënohen standardet e vendosura nga paketa ligjore e reformës në drejtësi.

“Pozicioni i ndihmësit ligjor  ndryshoi rrënjësisht në 2016 u riformatua për të rritur besimin e publikut se në dhënien e drejtësisë çdo hallkë duhet të kishte integritet  dhe një pozicion i tillë nuk mund ti besohet çdo individi që mund të bëhet pjesë pa meritokraci”, thuhet në shkresën që TCH e disponon.

Ndihmësit ligjorë i çmojnë propozimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor si arbitrare dhe degraduese, mbasi ky i fundit po përpiqet të zhbëjë formulën sepse synon të fuqizojë këshillat e gjykatave, për të emëruar në mënyrë preferenciale dhe pa konkurs ndihmësit e rinj.

Megjithatë mes arsyeve për të ndryshuar ligjin dhe për të hequr filtrat  se si do të rekrutohen ndihmësit, më herët është deklaruar edhe problem i stokut të  dosjeve që po shkon në 150 mijë çështje.

Por ndihmësit ligjorë argumentojnë se nuk është kjo arsyeja e vërtetë për sa kohë në sistem mungojnë gjyqtarët siç në apelin e juridiksionit të përgjithshëm ku mungojnë gati 50 gjyqtarë.

Ndihmësit që janë aktualisht në sistem refuzojnë për ndryshimet e propozuara në projektligj duke akuzuar se nuk janë  analizuar shkaqet realet që çuan të këtë situatë.

Si shkak kundërshtues përshkruhet dhe fakti që nuk u pyet asnjë nga grupet e interest për ndryshimet e sugjeruara.

Me këtë rast, ndihmësit ligjore kërkojnë nga Kuvendi që të rishikojë trajtimin financiar të tyre dhe të gjejë mekanizma  tranparente si dhe të hartojë një strategji kombëtare për  promovim professional.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA