Të tjera detaje zbulohen mbi krimin brenda familjes këtë mbrëmje në Tiranë, Hekuran Gjoni, 74 vjeç ka goditur me thikë djalin e tij Asim Gjonin 37 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë në spital.

Gazetarja e Top Channel Kleida Muka ka mësuar se gjatë konfliktit, autori dhe viktima dyshohet se kanë qenë të dehur ndërsa prezentë kanë qenë edhe familjarë të tjerë.

Viktima ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda banesës së tyre, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA