Akuzohet për vrasjen e një shtetasi në Siçili, arrestohet në Fier 30-vjeçari
01/02/2025 08:51
Një 30-vjeçar, që akuzohet për vrasje me dashje në Siçili, është vënë në pranga në qytetin e Fierit.
Dhimitraq Xhoku(Hoxhara) ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Palermos, Itali, në 12 gusht 2024 , caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për vrasje me dashje, plagosje dhe armëmbajtje pa leje.
30-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në 4 qershor 2023, kanë vrarë me armë zjarri në Sicili, shtetasin S. R. dhe kanë plagosur një shtetas tjetër.
Top Channel