Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim xhaxhanë e 15-vjeçarit, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme me armë zjarri.
Në kërkim është shpallur Nazmi Pëllumbi, pasi gjatë një konflikti me vëllanë e tij binjak, Florant Pëllumbin në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka shkrepur armën por plumbi kapi aksidentalisht e tyre të mitur.
Binjaku i 29-vjeçarit ra në prangat e policisë, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Pas ngjarjes 15-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës nga ai ati, dhe fillimisht deklaruan se nuk kishin dijeni për autorin.
I mituri iu nënshtrua një ndërhyrje kirugjikale, pasi plumbi e kishte prekur në kraharor.
Ai ndodhet në gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijojnë ende hetimet për ngjarjen.
Autori i ngjarjes u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
Top Channel