Me zgjedhjet parlamentare në prag, SPAK u vu në lëvizje për ngritjen e një strukture hetimore për krimet elektorale.

Megjithëse 1 vit me parë propozuan ngritjen e një Task Force për zgjedhje të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, demokratët kanë ndërruar mendje dhe nuk pranojnë që hetimi i krimeve zgjedhore t’i lihet në dorë Altin Dumanit.

“SPAK ka refuzuar të merret me krimin zgjedhor, ndërkohë që është ndërtuar si mekanizëm për të goditur një nga aspektet më të rënda si shitblerja e votës. Letrat nuk i duhen askujt për sa kohë nuk ka efikasitet. Janë shumë vonë, sa persona dënohen për krimin e korrupsion zgjedhor që ka filluar këtu dhe në Diasporë?”, thotë Bylykbashi.

Strategjinë për monitorimin e zgjedhjeve të 11 Majit demokratët e presin nga Prokurori i Përgjithshëm Osljan Çela të cilët i trokitën ne derë.

“Dominancën e çështjeve e mbulon kjo prokurori dhe me fokus përdorimin masiv të shtetit, shtet elektoral. Kuadri ligjor i jep mundësi të mëdha sistemit të prokurorisë për të goditur paraprakisht krimin zgjedhor si atë të që po ndodh këtu dhe në diasporë”, shton Bylykbashi.

Opozitarët i kërkuan Prokurorit te Përgjithshëm të ketë një monitorim të rrepte edhe mbi policinë  së shtetit pasi e shkuara e afërt sipas tyre ka treguar që ne krime zgjedhore janë përfshire edhe police.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA