Furnizimi me gazin rus përmes Ukrainës, Orban kërcënon BE: Nuk do të miratoj sanksionet ndaj Moskës nëse…

31/01/2025 16:55

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka kërcënuar se nuk do të miratojë raundin tjetër të sanksioneve kundër Rusisë nëse Brukseli nuk ndihmon në rivendosjen e furnizimit së gazit rus përmes Ukrainës.

“Ukraina nuk është e gatshme të lërë gazin rus përmes territorit të saj në mënyrë që të mund të arrijë në Evropën Qendrore, dhe kjo shkakton rritjen e çmimit të gazit. Kjo është e papranueshme”, deklaroi Orban.

Tranziti i gazit rus në Evropën Qendrore nëpërmjet Ukrainës u ndërpre më 1 janar.

Eksportet e gazit ndaluan kur skadoi një marrëveshje tranziti dhe Kievi refuzoi të negocionte një të re, pasi mbron “operacionin special ushtarak” të Rusisë, i cili ka nisur që nga 24 shkurt 2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA