E dhimbshme/ Ishte duke folur për gazetarët për të birin, babai i 54-vjeçarit sheh momentin e rëndë kur palombarët gjejnë trupin e pajetë

31/01/2025 17:21

Valmir Lame është gjetur i mbytur pasditen e sotme në një rezervuar në Korçë, disa ditë pasi ishte shpallur i humbur nga familjarët e tij.

Babai i 54-vjeçarit foli për mediat duke treguar se muajt e fundit i biri kishte paraqitur probleme shëndetësore dhe kishte shfaqur dhimbje të forta koke, për të cilat ishte duke u ekzaminuar.

Por ndërsa ishte duke folur me gazetarët, ai ka parë dhe momentin e rëndë kur palombarët kanë gjetur dhe kanë nxjerrë trupin e pajetë të të birit, raporton gazetarja Dhorjela Çule.

“Djali jetonte me mua. Ndonjë problem nuk kishte, por ka shfaqur edhe dhimbje koke dhe e çoja në spital urgjent çdo dy – tre ditë. E çoja me taksi, nga 20 mijë lek paguaja. Ambulanca më vinte këtu, i bëri një gjilpërë qetësuese. Atje e kam çuar, nuk ma mbanin, i bënin një qetësues edhe iknim. Kam edhe skanerin dhe analizat. Gati tre muaj do ta çoja në datën 6 shkurt ma dha urgjent një doktor që t’ja bëja dhe më pas do e çoja në Tiranë.  Kam 25 ditë mund ta kem çuar urgjent 5-6 herë. Kontaktin fundit e kas pasur me mua”, u shpreh i ati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA