“Do të luajmë së shpejti!”/ Mesazhet e dyshimta mes Princit Andrew dhe biznesmenit amerikan, i dënuar për prostitucion dhe pedofili

31/01/2025 22:23

Autoritetet britanike kanë zbuluar disa e-mail të dyshimta mes të Dukës së Yorkut, Princ Andrew dhe financierit famëkeq amerikan, Jeffrey Epstein.

Duka i Yorkut, Prince Andrew i tha Jeffrey Epstein se do të “luanin së shpejti”, dy muaj pasi ai pretendoi se ndërpreu kontaktet me biznesmenin amerikan të dënuar për pedofili dhe prostitucion.

E-mail u zbuluan në një dosje nga Autoriteti i Sjelljes Financiare (FCA), pas një  apelimi nga ish-shefi i Barclays, Jes Staley.

Staley po sfidon një vendim për ta përjashtuar atë nga industria për mashtrimet rreth lidhjes së tij me Epstein, një nga masat më të rënda që FCA mund të vendosë.

Dokumentet e gjykatës tregojnë një shkëmbim mesazhesh midis Epstein dhe “një anëtari të Familjes Mbretërore Britanike”, që besohet të jetë Princi Andrew. Sipas dokumentit Duka i Yorkut dhe Epstein ishin në kontakt për më shumë kohë sesa ai e kishte pranuar më parë.

Në vitin 2008, Epstein u deklarua fajtor pas akuzës për prostitucion ndaj një të mituri dhe u dënua me 18 muaj burg. Pas lirimit të tij, Epstein dhe Princi Andrew u fotografuan duke ecur së bashku në Central Park në New York.

Princi ka thënë se ky ishte kontakti i tij i fundit me Epstein.

Në një intervistë të vitit 2019, Andrew tha se ai vizitoi Epstein personalisht për t’i thënë se nuk mund të ishin më miq sepse besonte se ishte gjëja e duhur për të bërë, pas akuzave të hedhura ndaj financierit amerikan.

Megjithatë, e-mail mes tyre, të cilat iu dorëzuan një gjykate në Londër, tregojnë se ata vazhduan të shkëmbenin mesazhe të paktën deri më 27 shkurt të vitit 2011. Në këtë datë, Andrew i dërgoi e-mail Epstein: Le të mbajmë kontaktet dhe do të luajmë së shpejti!!!!

Duka i Yorkut është kritikuar për marrëdhënien e tij me financierin amerikan. Në vitin 2022, ai i pagoi një shumë prej disa milionë paund Virginia Giuffre, e cila tha se ajo ishte trafikuar nga Epstein dhe ishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me Princin Andrew.

Andrew u largua nga detyrat mbretërore dhe jeta publike dhe pretendoi se nuk e kishte takuar kurrë zonjën Giuffre. Ai pranoi të zgjidhte çështjen me para, por pa pranuar fajin. Dokumentet e tjera të gjykatës të publikuara sot, zbuluan se një nga ndihmësit e lartë të princit, Dominic Hampshire pranoi në një letër drejtuar një spiuni të dyshuar kinez, Yang Tengbo se intervista e Dukës në Newsnight ishte “shumë e pakujdesshme”.

Dominic Hampshire i shkroi Yang Tengbo në një letër nga pallati mbretëror në Mars të vitit 2020. Në letër, ai tha se ata “janë marrë me pasojat e intervistës televizive jashtëzakonisht të pakujdesshme”.

Hampshire lavdëroi Yang, duke shkruar: Në atë që fillimisht dukej si një kauzë e humbur, ju keni arritur jo vetëm të shpëtoni, por dhe në mënyrë të jashtëzakonshme, të rrisni reputacionin e drejtorit tim (Princit Andrew) në Kinë.

Yang tha në një deklaratë se akuzat për spiunim kundër tij janë “krejtësisht të pabaza”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA