“Çdo ditë e më keq”/ Të rrezikuar nga rrëshqitja e tokës, banorët e zonës së Porto Romanos kërkojnë ndihmë për shtëpitë e tyre

31/01/2025 19:51

Një investim i lënë në mes ka vënë në rrezik banorët e një zone në Porto Romano të Durrësit, ku rrëshqitjet e tokës dhe argjinaturës së kanalit të ujërave të larta kërcënojnë shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Situata është shumë e rrezikshme për të gjithë banorët e kësaj lagjeje. Rrëshqitjet rrezikojnë të gjitha banesat e ndërtesat. Kërkojmë ndërhyrjen e bashkisë”, shprehet banori.

Thanë që u mbaruan fondet, por shoh abuzim te firma dhe ata që kanë firmosur fondet. Filloi ndërtimi i lulishtes mbi kanal kur kjo ishte emergjente. Nuk duhej të thellohej kanali. Pastrohej dhe s’ka pas probleme, por u thellua 4 metra dhe u la në mes. Punime jo cilësore dhe mungesë supervizimi.”

Sipas banorëve, problematika është përkeqësuar pas reshjeve të fundit.

Sidomos pas shirave të fundit toka ka rrëshqitur më shumë. Çdo ditë e më keq.”

Toka ka rrëshqitur dhe na rrezikon çdo ditë e më tepër… Sot ishin përfaqësuesit e bashkisë, po thonë se ndjehen të dobët për shkak të fushatës.”

Banorët kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme për të shmangur një katastrofë të mundshme, ndërsa qeverisja vendore ende nuk kanë dhënë një përgjigje konkrete për vazhdimin e punimeve.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA