Një fluturim i American Airlines me 64 persona në bord u përplas me një helikopter të ushtrisë, Black Hawk, ndërsa ulej në Aeroportin Kombëtar Ronald Reagan pranë Uashingtonit në orët e para të së enjtes.
Numri i viktimave ende nuk dihet, por sipas zyrtarëve shpresat për të mbijetuar janë të pakta.
“Helikopteri ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar dhe ndodhi një tragjedi”, ka deklaruar Donald Trump.
Presidenti u shpreh më tej se helikopteri “po praktikonte dhe kjo është diçka që duhej bërë. Ishte një praktikë që funksionoi shumë, shumë keq”, shton ai.
Pyetjes nëse është e sigurt të fluturosh brenda dhe jashtë DC, Trump iu përgjigj: Ka pasur paralajmërime, por ato janë dhënë shumë vonë.
Më tej Trump fajëson pilotin e helikopterit që nuk e ka parë avionin.
I pyetur nëse ka pasur kombësi të tjera në avion, Trump thotë se po ka pasur, por tha se detajet do të jepen në një njoftim brenda ditës së sotme.
Top Channel